Konferenca e kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Europian, u mbyll dje në Palma de Mallorca, me ç’ rast miratoi një deklaratë të përbashkët mbi krijimin e një force mbrojtëse të përbashkët evropiane prej 5 mijë ushtarësh për t’ju përgjigjur krizave. Po ashtu deklarata kërkon që të vijohet e gjithë mbështetja e nevojshme për Ukrainën në fushën humanitare dhe ushtarake. Në të njëjtën kohë bëhet thirrje për një pauzë të menjëhershme në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës. Në deklaratën përfundimtare të Konferencës të inaguruar dje nga mbreti Felipe VI, shfaqen pika të ndryshme për sigurinë e vendeve anëtare dhe investimet në mbrojtje në funksion të autonomisë industrial dhe teknologjike të BE-së. Për kryetarët e parlamenteve të vendeve të BE, nisma e bashkimit për të pasur një ushtri të vetën, për të vepruar në mbrojtje të sigurisë së qytetarëve dhe interesave të tyre, është e një rëndësie të veçantë. (Top Channel)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime …