Ka arritur në 34 mijë e 183 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite po i vazhdon në Rripin e Gazës

Është rritur në 34 mijë e 183 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite vazhdon prej 200 ditësh në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 200 ditësh ndaj Rripit të Gazës. Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj Rripit të Gazës kanë humbur jetën 32 palestinezë ndërsa 59 të tjerë janë plagosur. Në sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 3 mijë 183 ndërsa i të plagosurve në 77 mijë 143. Po ashtu thuhet se numri i personave të vrarë në 10 ditët e fundit në Gaza është 469. Më tej theksohet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …