Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se komuna e Deçanit, ka hapur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e nivelit bachelor, të cilët studiojnë në universitetet publike të Republikës së Kosovës dhe jashtë vendit, për vitin akademik 2025/2026.
Lajm i mirë për studentët tanë, ka shkruar Ramosaj në Facebook.
Të dashur studentë,
Komuna e Deçanit ka hapur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e nivelit bachelor, të cilët studiojnë në universitetet publike të Republikës së Kosovës dhe jashtë vendit, për vitin akademik 2025/2026.
Afati i aplikimit: 12.10.2026 – 30.10.2026
Kriteret dhe dokumentet e nevojshme:
Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Zyrën Pritëse, në katin e parë të objektit të Komunës së Deçanit.
Suksese të gjithë studentëve, ka shkruar kryetari Ramosaj.