U MBAJT TAKIMI I GRUPIT PUNUES PËR PLOTËSIM-NDRYSHIMIN E STATUTIT TË KOMUNËS SË RAHOVECIT
12/10/2026
Institucionet
Në Rahovec u mbajt takimi i Grupit Punues për plotësim-ndryshimin e Statutit të Komunës së Rahovecit, ku u diskutuan çështjet që lidhen me plotësimin dhe ndryshimin e dispozitave të statutit, me qëllim të përmirësimit dhe avancimit të funksionimit institucional të komunës.
Grupi punues do të vazhdojë angazhimin në shqyrtimin e propozimeve dhe përgatitjen e ndryshimeve të nevojshme në Statutin e Komunës së Rahovecit.