Presidentja Shiroka-Pula kërkon mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. Gjatë takimit, Malaj e uroi për zgjedhjen në detyrën e presidentes dhe shprehu shpresën se marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe Shqipërisë do të intensifikohen më tej. Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka-Pula theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë mes dy vendeve. Ajo nënvizoi se Kosova pret mbështetjen e Shqipërisë për rrugëtimin euroatlantik dhe përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Në takim u diskutua edhe për rritjen e koordinimit në fushën e politikës së jashtme. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada amerikane shpreh gatishmëri për bashkëpunim me presidenten Shiroka-Pula

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidenten …