Korab Rashiti: Qeveria Kurti rrezikon marrëdhëniet me ShBA-në dhe BE-në, kërcënim për sigurinë e Kosovës

Deputeti shqiptar i kantonit të Bernit, Korab Rashiti, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër kundër qeverisë së Albin Kurtit, duke e cilësuar atë si “kërcënim serioz” për marrëdhëniet diplomatike dhe strategjike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Rashiti tha se një kurs i tillë politik përbën “rrezik madhor për sigurinë” e vendit, ndërsa shprehu bindjen se krizat do të thellohen nëse qeverisja vazhdon në këtë formë. “Qysh prej ditës së parë dhe prej deklaratës sime të parë politike në Kosovë, kam thënë se qeveria e LV-së paraqet një kërcënim serioz për marrëdhëniet diplomatike dhe strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, dhe se kjo nënkupton një rrezik madhor për sigurinë. Natyrisht, rreziku më i madh mbetet në çdo rast edhe politikat ekonomike krejtësisht katastrofale”, ka shkruar ai. Sipas Rashitit, bllokada aktuale politike është vetëm “pararendje” e krizave edhe më të thella që priten në të ardhmen. Ai ka bërë thirrje për një front të gjerë opozitar që do të ofronte një alternativë serioze për dekadën e ardhshme. “Me një qeveri të LVV-së krizat vetëm sa do të thellohen, ka deklaruar Korab Rashiti.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …