leoni

Kori Siparantum me koncert në Pejë

Kori Siparantum me koncert në Pejë

Pas suksesit të koncerteve të fundit të korit Siparantum në skena ndërkombëtare dhe në kuadër të festivalit ReMusica në Prishtinë, me kënaqësi dëshirojmë t’ju njoftojmë se kori më me zë në skenën e muzikës kosovare, “Kori Siparantum”, do të performojë në në qytetin e Pejës, të shtunën  më 20 Maj.

Kori Siparantum do të sjellë një program tejet atraktiv, që padyshim është më i vështirë dhe më i bukur në këto gjashtë vite të ekzistencës së tij. Repertori i koncertit do të përfshijë vepra stilistike nga periudha e Renesancës deri në muzikën bashkëkohore. Në program do të paraqitet vepra e kompozitorit Vasil Tole, “Hajde, Hajde”, si dhe “The Elegy for the Corona Victims” e kompozitorit  Memli Kelmendi, me tekst të Shqipe Malushit. Koncerti mbështetet nga Ambasada Zvicërane në Prishtinë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna Pejë, Alba Qeramika, Dukagjini, AFK, Avokat Virtyt Ibrahimaga, Ari Group Inc,

Burri Construction, Marimangat, Kinema Jusuf Gërvalla, KultPlus dhe Zgjerohu.

Koncerti do të mbahet më 20 Maj, në ora 20:00, në Kinema Jusuf Gërvalla.

 

Për informacione shtesë, ju lutemi vizitoni faqen tonë zyrtare: www.siparantumchoir.com

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …