Azem Syla: E vërteta e luftës çlirimtare do të mbrohet deri në fund

Ish-komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Azem Syla, ka zhvilluar një vizitë në gjykaten speciale, në Hagë, ku është takuar me bashkëluftëtarët e tij që po mbahen në paraburgim. Azem Syla, i njohur si një nga figurat kryesore të strukturave ushtarake të luftës së Kosovës, përcolli mesazhe mbështetjeje për ish-udhëheqësit që po përballen me akuzat, duke theksuar se ata po qëndrojnë të palëkundur dhe të vendosur në mbrojtje të luftës çlirimtare dhe të vlerave që ajo përfaqëson. Sipas burimeve, atmosfera e takimit ka reflektuar unitet dhe besim të plotë se e vërteta historike e UÇK-së, do të triumfojë përmes drejtësisë dhe dinjitetit që të akuzuarit po tregojnë gjatë gjithë procesit gjyqësor.

Kontrolloni gjithashtu

Pandeli Majko

Pandeli Majko: Vendimi i Hagës nuk duhet të kthehet në armë kundër Perëndimit

Ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, ka reaguar për vendimin që pritet të shpallet më 16 shtator …