Ambasadori Kosnett

Kosnett kërkon që Qeveria e ardhshme të jetë e përkushtuar për të vepruar në sektorin privat

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se pavarësisht strukturës së re të qeverisë së ardhshme në Kosovë, ajo duhet të jetë e përkushtuar për të vepruar në mënyrë që të rritet fleksibiliteti dhe konkurrenca  në sektorin privat. Kosnett ka thënë kështu në  një organizim të ndarjes së çmimeve për të shënuar partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Ai ka përmendur disa biznese në Kosovë që kanë rezultuar të suksesshme sa i përket bashkëpunimit me biznese amerikane, ai ka përmendur edhe rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë. Arritja e një marrëveshjeje gjithpërfshirëse me Serbinë do të ishte transformuese për ekonominë e Kosovës dhe të gjitha bizneset, sepse do t’i lejonte Kosovës që plotësisht të përfitonte nga njëra prej përparësive më të rëndësishme krahasuese – qasja në tregun evropian”, ka saktësuar Kosnett.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i NATO-s dhe i Amerikës paraqesin para Kongresit Amerikan strategjitë e tyre për sfidat e Evropës

Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s në Evropë, gjenerali Christopher Cavoli, dhe komandanti i Komandës …