Kosova dhe Bullgaria nënshkruan marrëveshje për transport rrugor ndërkombëtar

Kosova dhe Bullgaria nënshkruan marrëveshje për transport rrugor ndërkombëtar

Një delegacion i vendit tonë, i udhëhequr nga ministri i Infrastrukturës, Lufti Zharku, i ftuar nga homologu i tij nga Bullgaria, Yvaylo Moskovski, po qëndrojnë në Bullgari. Gjatë kësaj vizite u nënshkrua marrëveshje për transport rrugor ndërkombëtar në mes të Kosovës dhe Bullgarisë. Marrëveshja e re rregullon transportin rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve për transportin bilateral, transit me vendet e treta dhe ka për qëllim avancimin e tregtisë dhe të marrëdhënieve ekonomike, duke pasur parasysh mbrojtjen e mjedisit dhe të njerëzve, shfrytëzimin racional të energjisë, shtimin e sigurisë në komunikacionin rrugor dhe lëvizjen e lirë të udhëtarëve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve. Kjo Marrëveshje është mbështetur në ndryshimet e infrastrukturës ligjore të të dyja vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: 27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, mes çlirimit dhe dilemave të mëdha juridike

Në 27-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO ndaj Serbisë, rikthehen në vëmendje jo vetëm …