Demografia në Maqedoni

Populli shqiptar në IRJM vazhdon të jetë në pozitë të vështirë edhe 25 vjet pas pavarësimit të saj

Duke folur për pozitën e popullit shqiptar në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë 25 vjet pas pavarësimit të saj, njohës të fushës së politikës kanë thënë se pozita e shqiptarëve ende vazhdon të mbetet shumë e vështirë. Njohës i çështjeve juridike dhe deputeti i përbërjes së parë parlamentare gjatë viteve 1991 deri në vitin 1994, Mersim Pollozhani ka deklaruar se shumë pak është bërë në drejtim të përmirësimit të statusit juridik të shqiptarëve të Maqedonisë, gjatë kësaj periudhe prej dy dekada e gjysmë. Ai ka shtuar më tutje se strukturat udhëheqëse maqedonase në vazhdimësi janë angazhuar në ndërtimin e shtetit të Maqedonisë vetëm mbi baza të kombësisë maqedonase, duke pasur si synim degradimin e statusit të shqiptarëve. Edhe ish eprori i shquar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Hysni Shaqiri ka tërhequr vërejtjen diskriminimi është në përmasa aq të mëdha sa nuk mund të përshkruhet. Me vetë faktin se kanë ndodhur shumë ngjarje edhe pas konfliktit të armatosur të 2001-shit, kur shqiptarët mendonin se kanë fituar të drejtat dhe lirinë, përkundrazi tani janë më të diskriminuar, më të përbuzur, duke qenë se vazhdojnë të ndodhin ngjarje të tmerrshme, siç janë vrasjet dhe burgosjet e popullatës shqiptare përmes proceseve të montuara kundër tyre, siç është rasti Monstra, ai i Brodecit, Sopotit dhe shumë raste të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …