leoni

Hahn: BE s’pranon shtete që kanë probleme me vendet fqinje

Hahn: Serbia e ka përkrahjen e BE-së në secilin hap në rrugën drejt Bashkimit Evropian

Komisionari i Bashkimit Evropian për politikat e fqinjësisë dhe negociatat për zgjerim, Johannes Hahn, po qëndron për vizitë në Beograd për t’ia rikonfirmuar mbështetjen Serbisë drejt rrugës për në Bashkimin Evropian. Pres me padurim takimin me kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe me ministrat e Qeverisë së re që ka shprehur synimin për vazhdimin e programit ambicioz të reformave në procesin e integrimeve evropiane. Dua që t’ju siguroj sërish se Serbia e ka përkrahjen e BE-së në secilin hap në këtë rrugë”, tha Hahn në prag të vizitës së tij. Duke folur për përparësitë në periudhën e ardhshme, euro komisionari, Johanes Hahn tha se në kuadër të procesit të anëtarësimit përfaqësuesit e BE-së do të përqendrohen në punën me autoritetet serbe në temat e rëndësishme si fuqizimi i sundimit të ligjit, bashkëpunimi rajonal dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Zyrtarët e Serbisë e kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e gjashtë njësive të paligjshme

Zyrtarët e Serbisë e kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e gjashtë njësive të paligjshme

Zyrtarët e Serbisë e kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e gjashtë …