KMDLNJ thotë se SBASHK-u po i shkel të drejtat e nxënësve për arsim të drejtë dhe cilësor në përputhje me planprogramet

KMDLNJ priti në takim ministrinë e Drejtësisë së ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Valdet Xhaferi

Në kuadër të bashkëpunimit rajonal në fushën e të drejtave të personave të privuar nga liria, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut priti në takim ministrinë e Drejtësisë së ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Valdet Xhaferi. Këshilli i njoftua nga ministri Xhaferi për trajtimin e personave të privuar nga liria, shtetas të Kosovës, që janë të paraburgosur apo në vuajtje të dënimit në këtë shtet. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut njoftoi ministrin e Drejtësisë së ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Valdet Xhaferi me përpjekjet që ka bërë për t’i vizituar të arrestuarit e “rastit Kumanova” dhe përkundër faktit se i ka plotësuar kushtet e kërkuara nga pala maqedonase, nuk i është dhënë leja për vizitë. KMDLNj – ë, gjatë takimit me z. Xhaferi, ministër i Drejtësisë i ka ripërsëritur dyshimet se të dorëzuarit mund të jenë ekzekutuar pasi kanë rënë në duart e policisë, se rezultatet e autopsisë janë vonuar shumë dhe se ky raport ka qenë i përgjithësuar, se ky gjykim mund të jetë i ndikuar politikisht dhe se ndaj të arrestuarve ende ka dyshime se po përdoret dhunë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …