Kosova dhe Kroacia të përkushtuara në forcimin e bashkëpunimit kulturor

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti po qëndron në një vizitë zyrtare në Kroaci, ku po zhvillon takime të rëndësishme me përfaqësues institucional të kulturës në këtë vend.

Të dielën, zëvendësministri Hoti ka pasur një drekë pune me ministrin kroat të Kulturës, Zlatan Hasanbegović, zëvendësministrin dhe zëvendësministren për kulturë, si dhe përfaqësues tjerë të ministrisë së kulturës së Kroacisë.

Në takim u bisedua rreth bashkëpunimit bilateral dhe multilateral.

Ministri Hasanbegović dhe zëvendësministri Hoti biseduan rreth angazhimit të përbashkët në implementimin e marrëveshjes për bashkëpunim kulturor e cila kohë më parë është iniciuar ndërmjet dy vendeve.

Me theks të veçantë është biseduar për dërgimin e disa studentëve nga Kosova për specializim në institutet kulturore kroate për konservim dhe restaurim, fushë e trashëgimisë kulturore, ku Kroacia ka një përvojë të madhe.

Gjatë takimit u hodh ideja edhe për bashkëpunimin konkret nëpërmjet një programi kulturor të përbashkët kalendarik mes të dyja vendeve.

Zëvendësministri Hoti, gjatë drekës së punës u takua edhe me ministren e kulturës së Maqedonisë, Elizabeta Kanceska-Milevska, me të cilën bisedoi rreth intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve fqinje.

Në mbrëmje, zëvendësministri Hoti mori pjesë në ceremoninë hapëse të Edicionit të 67-të të Festivalit Veror në Dubrovnik si dhe vizitojë Muzeun e Arteve moderne në Dubrovnik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …