Kosova e mirëpret angazhimin e SHBA-ve për paqe në Lindjen e Mesme dhe në pjesën juglindore të Evropës

Kosova e mirëpret angazhimin e SHBA-ve për paqe në Lindjen e Mesme dhe në pjesën juglindore të Evropës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës ka përshëndetur deklaratën e përbashkët trepalëshe për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike midis Mbretërisë së Bahreinit dhe Shtetit të Izraelit, me ndërmjetësim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deklarata trepalëshe, vjen pas marrëveshjes historike të paqes në mes të Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të arritura nën udhëheqjen e Presidentit Trump. Republika e Kosovës mirëpret angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për paqe në Lindjen e Mesme dhe në pjesën juglindore të Evropës, si hapa drejt sigurisë dhe stabilitetit global.
Sipas Kryediplomates Haradinaj Stublla, Republika e Kosovës mirëpret këto të arritura historike dhe shpreson që ato të shërbejnë si themel për paqe.

Kontrolloni gjithashtu

Liburn Aliu

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar, Liburn Aliu jep dorëheqje

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga …