Kosova e Republika e Timorit Lindor nënshkruan marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike

Kosova e Republika e Timorit Lindor nënshkruan marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike

Republika e Kosovës dhe Republika Demokratike e Timorit Lindor nënshkruan marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Marrëveshja u nënshkrua në New York, në ambientet e Misionit Permanent të Republikës Demokratike të Timorit Lindor pranë OKB-së. Në komunikatën e përbashkët thuhet se marrëdhëniet diplomatike arrihen me qëllim të forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme, si në atë politike, ekonomike, tregtare, kulturore dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët, sipas parimeve të Kartës së OKB-së dhe normave të së Drejtës Ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …