leoni

Telekomi i Kosovës

Pronari i një kompanie kishte përfituar 100 mijë euro në mënyrë të kundërligjshme nga Telekomi i Kosovës

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore sot me datë 09.03.2022, ka arrestuar katër persona të dyshuar që janë zyrtarë në Telekomin e Kosovës. Të arrestuarit janë një mashkull dhe tri femra  që të gjithë shtetas të Kosovës, me iniciale (K.J., F.J., M.P., dhe Sh. Sh.). Ata dyshohen se në bashkëkryerje kanë keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë zbatimit të Marrëveshjes për shfrytëzimin e hapësirave për reklama e lidhur në mes të Telekomit të Kosovës dhe një Kompanie të nënshkruar në vitin 2018. Sipas policisë, të dyshuarit duke vepruar në kundërshtim me detyrën e tyre zyrtare përkundër faktit se kjo marrëveshje nuk ishte realizuar, kanë nënshkruar raporte për përmbushje të kontratës me përmbajtje të rreme dhe me këtë i kanë mundësuar të dyshuarit me iniciale (R. K.), pronar i kompanisë në fjalë, përfitim të kundërligjshëm në vlerë mbi 100,000 (Njëqind mijë euro).

I dyshuari i lartcekur (R. K.), pronari i kompanisë, i është shmangur paraqitjes në polici dhe i njëjti është në kërkim policor. Të dyshuarit e arrestuar pas intervistimit me aktvendim të Prokurorit të Shtetit ndalohen për 48 orë, për procedura të mëtejme.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …