Dritan Abazoviq

Dritan Abazoviq: Nuk i pranoj shantazhet për formimin e pushtetit të ri ekzekutiv dhe se po planifikon t’i pajtojë “dyja palët”

Kryeministri i mandatuar i qeverisë malazeze komentoi njoftimin e Partisë Popullore Socialiste  se nuk do t’i bashkohet qeverisë me Social Demokratët dhe Partinë Socialdemokrate. “Gjithçka që dua është të kemi një qeveri gjithëpërfshirëse, e cila ka jetë të gjatë. Pas kësaj shkojmë në zgjedhje dhe kushdo që fiton i urojmë suksese. Për mua është e rëndësishme që SNP-ja të jetë pjesë e qeverisë”, tha Abazoviq në Podgoricë. Politikani shqiptar ka marrë mandatin për krijimin e një qeverie të re nga presidenti malazez Milo Gjukanoviq. Kohë më parë Kuvendi i Malit të Zi  votoi për shkarkimin e kryeministrit, Zdravko Krivokapiqit dhe e zëvendësoi kryetarin e Kuvendit, Aleksa Beçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Olaf

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, kërkoi nga kryeministri Kurti, hapa konkretë për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,  ka kërkuar …