Dialogu Kosovë-Serbi

Kosova e Serbia do të kenë pengesa në përfitimin nga fondet e Bashkimit Evropian nëse nuk normalizojnë raportet mes tyre

Kosova e Serbia nuk do të përfitojnë nga plani i Bashkimit Evropian për rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor nëse nuk ka përparim konkret në procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet tyre. Kjo është vlerësuar si një kusht shtesë nga Këshilli i BE-së pas miratimit të planit për rritje ekonomike në rajon, në vlerë prej 6 miliardë eurosh. Fondet e BE-së do të ndahen dy herë në vit, në bazë të kërkesave të shteteve në Ballkanin Perëndimor, pas verifikimit nga Komisioni Evropian dhe konfirmimit të përmbushjes së kritereve të stabilizimit makroekonomik dhe të qeverisjes së mirë financiare. Një kusht shtesë për Kosovën dhe Serbinë është angazhimi për normalizimin e raporteve, duke zbatuar plotësisht marrëveshjet e mëparshme dhe duke u përfshirë në negociata për një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Megjithatë, vlerësimi individual për secilin vend do të bazohet në respektimin e kushteve specifike të BE-së për të përfituar nga Fondi për Rritje Ekonomike.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …