Shoqatat e Malazezëve nga Kosova Perper dhe Lovcen kërkojnë nga Malit të Zi të votojë pranimin e Kosovës në KiE

Shoqatat e Malazezëve nga Kosova Perper dhe Lovcen kërkojnë nga Malit të Zi të votojë pranimin e Kosovës në KiE

Shoqatat e Malazezëve nga Kosova Perper dhe Lovçen i bëjnë thirrje Qeverisë së Malit të Zi të votojë për pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Shoqatat e Malazezëve nga Kosova Perper dhe Lovcen janë të vetëdijshme që ndodhemi në një periudhë të turbullt në rajon, ku po përpiqet  të krijohet një situatë e papërballueshme, veçanërisht në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republikës së Serbisë. Besojmë se që edhe Mali i Zi dhe Kosova kanë të njëjtën qëllim, dhe ai është që të bëhen sa më shpejtë pjesë e Bashkimit Evropian. Besojmë gjithashtu se kjo është e arritshme dhe se pranimi i Kosovës në Këshillin e Europës sjell shumë përfitime për komunitetet minoritare, përfshirë edhe atë malazeze. Këto dy vende fqinje kanë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe nuk kanë çështje të hapura. Për këtë  shkak Shoqatat e Malazezëve Perper dhe Lovcen thirrin qeverinë e Malit të Zi të votojë për pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …