Diaspora solidarizohet me vendlindjen, për një ditë dhurohen afër 100 mijë euro për fondin emergjent

Kosova ka humbur 43 milionë euro nga BE-ja, tani edhe 11 milionë të tjera për shkak të mos përmbushjes së MSA-së

Kosova përveç se i ka humbur 43 milionë euro nga Bashkimi Evropian rrezikon t’i humbas edhe 11 milionë të tjera për shkak të mos përmbushjes së zotimeve që dalin nga Marrëveshja për Stabilizim – Asociim. Në Institutin e Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK) thonë se 43.4 milionë euro janë të konfirmuara se kanë humbur, ndërsa pritet që të konfirmohet edhe për 11 milionë të tjera. Demush Shasha, nga Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK) duke argumentuar humbjet me raportin e Komisionit Evropian, thotë për KosovaPress se Ministria e Integrimeve Evropiane ka shënuar rënie të zbatimit në përmbushjen e masave të MSA nga 715 masa në 361. Shasha thotë se nga 22 prioritete të Agjendës për Reforma Evropiane vetëm 5 prioritete janë tërësisht të përmbushura pas dy viteve zbatimi, ndërsa, duke i marrë këto dy indikatorë, në nivelin e ulët të zbatimit të programit për MSA-në, ka një mungesë të përkushtimit politik për të shtyrë përpara reformat në rrugën tonë integruese.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …