leoni

Kosova nënshkruan marrëveshje me Shtetet e Bashkuara nga e cila i përfiton 3.8 milionë dollarë

Kosova nënshkruan marrëveshje me Shtetet e Bashkuara nga e cila i përfiton 3.8 milionë dollarë

Kryetarja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot amendamentin 2 të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilin Republika e Kosovës përfiton edhe 3.8 milionë dollarë shtesë. Marrëveshja fillimisht ishte nënshkruar në nëntor të vitit të kaluar, me të cilën Republika e Kosovës ka përfituar 33 milionë dollarë nga USAID-i.  Në maj të këtij viti, u nënshkrua amendamenti 1 i marrëveshjes, i cili i siguron Republikës së Kosovës një shtesë të mjeteve financiare në shumën prej 1.6 milion dollarë amerikan. Kurse sot, me amendamentin 2 të kësaj marrëveshjeje, Republika e Kosovës përfiton edhe 3.8 milionë dollarë shtesë, duke e rritur vlerën totale të marrëveshjes në 38.4 milion dollarë. Osmani ka falënderuar për mbështetjen drejtoren e re të USAID në Kosovë, Zeinah Salahi dhe njëkohësisht e ka uruar për detyrën.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …