Xheva Salihaj

Kosova plotë plagë, vuajtje, dhembje e lot!

Liria padyshim çmimin e pati te lartë ! ..pa gjakun e gjithë të rëneve veshtirë se do vinte ajo ..

Gjaku i juaj u bë bazament i shtetndertimit te Kosovës u be gruthemel i saj mbi te cilen mbahet forte dhe sigurt Kosova!

Sot  me datë  13 Prill 2022 kujtojmë 23 vjetorin e rënjes ne Altarin e Lirisë të më të dashureve tanë të zemres!

  Lumnije Hajdari- Salihaj dhe 4 Vëllezerve Sabriu 36, Kemali 30 Bekimi 25 dhe Izahiri 17 vjeq!

Atë ditë u vranë gjithsej 13 martirë në lagjen Caka te fshatit Vatë të kaçanikut!

Ata u vrane barbarisht,  pa meshirshem nga forcat e Ushtrisë së rregullt  Serbe !

..ditë më parë  pra me  25 shkurt ra per t’mos vdekur kurrë vellau Bekimi  më 28 mars Lumnija ’99 dhe tre vellezerit dy javë pas tyre ,ne te njeten dite ne njejten kohë 13 Prill 1999 e martë ne ora 9:00  ende pa u gëdhi mengjesi!

Edhe kësaj here erdhi pranvera por jo si herave tjera edhe kete vit prap qelin lulet por jo si pranverave tjera ,prap këndoi bilbili por jo si ja thoshte këngës herave tjera ..!

Kaluan ditë jave muaj vite dekada do kalojne edhe shekuj juve nuk do ju kemi pranë fizikisht por shpirtnisht gjithmone dhe te pa harruar do mbeteni ne zemrat tona !

Thone se me kalimin e kohes apo koha sheron plaget, por jo , plaget nuk do sherohen asnjeherë ,dhimbja per ju te dashurit tanë  ,nuk do pushojnë asnjehere ,malli vetem sa vjen e shtohet cdo dite te jetes sonë por krenaria per ju mund dhimbjen e madhe qe po na shoqeron vite me rradh!

LAVDI gjithë të rënve në Altarin e Lirisë ..

Gjaku i tyre u beft udhërrefyes se si duhet te mbrohet dhe luftohet per atdhe!

Respekte gjithë familjarëvete te rënëve ..!

Me mall e shumë dashuri  i perkujton motër  Xheva Salihaj  dhe mbarë familja Salihaj

Kontrolloni gjithashtu

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Petrit Arifi, djali i dëshmorit Kastriot Arifi, po përjeton një moment të vështirë, duke e …