leoni

Kosova

Kosova po bën përpjekje për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës

Kosova po bën përpjekje për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.  Sipas gazetës së Beogradit “Veçernje Novosti”, Kosova do të bëjë përpjekje që gjatë seancës plenare dimërore të Këshillit të Evropës që të lobojë për anëtarësim në këtë institucion të integruar evropian. “Duan të zënë vendin e rëndësishëm në sallën plenare që të mund të flasin. Çdo gjë po lëviz rreth kësaj. Ne, deri më tash, ia kemi dalë që ta pengojmë këtë dhe ta heqim nga rendi i ditës. Çfarëdo vendimi që të merret, do të ishte ndryshim i pozicionit të Këshillit të Evropës rreth statusit neutral dhe këtë gjithsesi do ta kritikojmë e do ta kontestojmë”, ka thënë shefja e delegacionit serb në Këshillin e Evropës, Aleksandra Gjuroviq.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Humbja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve lokale

Zgjedhjet lokale të 9 tetorit në Maqedoninë e Veriut sollën një fitore të thellë për …