Sot ishte paraparë që të fillonte zëvendësimi i tri javëve të humbura mësim pas grevës së mësimdhënësve. Prindërit i çuan nxënësit nëpër shkolla, pas

KPAK reagon pas bojkotimit të mësimit nga mësimdhënësit, ndonëse MASHT ka ftuar që të mbahet mësimi

Sot ishte paraparë që të fillonte zëvendësimi i tri javëve të humbura mësim pas grevës së mësimdhënësve. Prindërit i çuan nxënësit nëpër shkolla, pas vendimit që lëshoi Ministria e Arsimit, por mësimdhënësit nuk shkuan fare nëpër shkolla. Të zhgënjyer me këtë veprim të mësimdhënësve kanë mbetur prindërit e nxënësve. Kryetari i Këshillit të Prindërve të Arsimit të Kosovës, Ymret Reshiti në një deklaratë ka kërkuar nga shteti që të mos bëjë hajgare me fëmijët. Mësimdhënësit as sot nuk kanë shkuar në shkolla, pavarësisht thirrjes së Ministrisë së Arsimit që nga sot të fillojë zëvendësimi i orëve të humbura gjatë grevës. Thirrjes së drejtorëve të shkollave për mbajtjen e mësimit pozitivisht iu kanë përgjigjur vetëm nxënësit. Ata kanë shkuar në shkollë, dhe kanë pritur mësimdhënësit e tyre, të cilët nuk u shfaqen fare.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …