KPF-ja në Suharekë ka dërguar për shqyrtim në Asamble 9 pika

Anëtarët e  Komiteti për Politikë dhe Financa në komunën e Suharekës kanë mbajtur të martën takimin e tretë me radhë për këtë vit, ku kanë diskutuar për 9 pika të rendit të ditës. Për të gjitha këto pika u diskutua shkurtimisht dhe u dha pëlqimi unanimisht për tu dërguar në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Suharekës e cila do të mbahet me 23 mars 2013 me fillim në ora 13.

Pikat të cilat ishin diskutuar janë: 1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, 2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-016-2021, të datës 01.02.2017; 3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për themelimin e zonës ekonomike (parkut industriale) nё Shirokë;  4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për emërtimin e bibliotekës së qytetit; 5. Shqyrtimi i projekt-vendimit për faljen e borxhit të pa paguar për taksën në aktivitet; 6. Shqyrtimi i projekt-vendimit për caktimin e lokacionit për vendosjen e trafostacioneve dhe dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës; 7. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raportit të komisionit për shqyrtimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së komunës; 8. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e llogarisë përfundimtare të të ardhurave dhe të shpenzimeve të buxhetit të Komunës së Suharekës për periudhën Janar–Dhjetor 2016; 9. Informatë për planifikimi përfundimtar i prokurimit.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …