KPF në Deçan mbajti mbledhjen e rregullt

Bazuar në nenin 52  të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 51 të Statutit të Komunës së Deçanit, është mbajt mbledhja  e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa. Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi i Asamblesë Dr.Haki Shehaj, ku të pranishëm ishin edhe drejtor  të drejtorive të cilit kishin edhe pika të rendit të ditës. Për mbledhje ishte propozua ky rend pune:

– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

– Shqyrtimi i Qarkores së parë buxhetore;

– Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sporte për bashkëfinancim me CHËB Kosova, në projektin “Muzealizimi i Kullës-Muze të Dëshmorëve në Gllogjan-shuma 24,500 €;

– Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural, për ndarjen e mjeteve financiare për hapjen dhe mirëmbajtjen e kanaleve të ujitjes në bashkë-financim me K.R.U.”Drini i Bardhë”;

– Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit për miratimin e Vendimit paraprak për dhënie në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës- parcela nr. 1294-1 ZK Deçan;

– Shqyrtimi i kërkesave dhe

– Të ndryshme.

  Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar ky takim ka nisë me pikat e rendit të ditës. Për të gjitha pikat është debatuar nga anëtaret e KPF-së të subjekteve politike, njëkohësisht edhe sqarimet e duhura janë dhënë nga Drejtori për Buxhet dhe Financa Agron Demukaj, Drejtori për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural Rifat Stojkaj dhe Drejtoresha e Kulturës Leonora Ukëhajdaraj. Në këtë takim me rekomandim të KPF-së, pika e 3 e rendit të ditës nuk do të diskutohet në seancën e rregullt të Asamblesë Komunale deri në rishikim të buxhetit. Në këtë takim janë shqyrtuar edhe disa kërkesa për të cilat KPF-ja ka vendos që të ndaj mjete financiare:

Nga komuna do të mbështeten tri shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së. Po ashtu janë nda mjete për Federatën,, Muay Thai Kosova ’’për organizimin e Turnirit Ndërkombëtar ,,Ismail Haradinaj’’ për nderë të 16 Qershorit  Ditës së Çlirimit të Deçanit. Në këtë takim janë diskutuar edhe një sërë temash me rëndësi të cilat do të diskutohen edhe në seancën e rregullt e cila mbahet të hënën më 31.05.2021 me fillim në  ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …