KPF në Ferizaj ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, bashkë me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, ka mbajtur mbledhjen e parë të këtij viti. Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë drejtorët e drejtorive komunale. Anëtarët e këtij komiteti kanë diskutuar propozim – vendimi për orarin e mbledhjeve të Kuvendit të komunës për vitin 2024. Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Burim Bajrami, ka bërë propozim-vendimin për ndarjen e subvencioneve në lëmin e bujqësisë për këtë vit. Sipas tij për këtë vit janë paraparë të ndahen 400 mijë euro, për subvencionimin e fermerëve me pajisje për bletë, me mekanizëm bujqësor, subvencionimi i kultivuesve me perime në serra dhe jashtë tyre me pajisje, do të bëhet ndërtimi i dhomave ftohëse për ruajtjen e pemëve dhe perimeve si dhe kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore. Drejtori Bajrami ka thënë se këtë vit janë 100 mijë euro më pak,  për subvencionimin e fermerëve sa i përket subvencionimit. E nga ana tjetër drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti, ka bërë propozim-vendimin për daljen në konsultim publik për plotësim ndryshimin e rregullores  01.Nr.23 të datës 28.02.2020. Me këtë ndryshim parashihet të bëhet rregullimi i orareve të barnatoreve gjatë ditës dhe natës si dhe ditëve të festave dhe kujdestarive gjatë orarit të natës. Ndërkaq drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, ka bërë propozim – vendimi për aprovim final të rregullores së brendshme për menaxhimin e pasurisë jofinanicare. Në këtë mbledhje drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka bërë propozim –vendimin për shpallje e  interesit të përgjithshëm të pjesëve të ngastrave kadastrale; 3621-14 Z.K. Jezerc, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 3485-4 Z.K. Jezerc, pronë e Komunës së Ferizajt, po ashtu edhe propozim – vendimin për rishqyrtimin e vendimit me Nr. 01.Nr. 113 të datës 30.11.2023, si dhe propozim – vendimin paraprak për dhënie në shfrytëzim afatshkurtër të lokalit afarist me nr. kadastral: 0- 72217092-155-2-4-0.

Kontrolloni gjithashtu

KKSB në komunën e Skenderajt mbajti mbledhjen e rregullt

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, i udhëhequr nga kryetari i Komunës, Fadil Nura, dhe …