KPF në Malishevë mbajti mbledhjen e dytë të rregullt

Mbledhjen e dytë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Malishevës e udhëhoqi Kryesuesi, Rrahim Morina. Rendi i punës për këtë mbledhje u miratua nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, me disa ndryshime të pikave të cilat u lanë për mbledhjen e ardhshme, pasi nuk ishin të plotësuar me dokumentacionin e duhur për shqyrtim. Komiteti për Politikë dhe Financa, shqyrtoi dhe rekomandoi për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës së Malishevës, Raportin e të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën Janar-Dhjetor 2019, shqyrtimin dhe miratimin e kërkesës nr. 04/11 datë:28.01.2020 të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, për miratim të Dtaft-Rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale për vitin 2020. Shqyrtimin dhe miratimin e kërkesës nr. 04/24 datë:14.02.2020 të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa për miratim të propozim Rregullores së Tatimit në Pronë për vitin 2020, si dhe disa plane e Strategji i rekomandoi për Kuvend. Në fund, Shqyrtoi kërkesat e nevojave të ndryshme të qytetarëve, duke i mbështetur edhe financiarisht.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …