leoni

KPK: Nuk ka kuptim të kompensohen orët e humbura derisa mësimdhënësit nuk i kanë marrë pagat e muajit shtator

KPK: Nuk ka kuptim të kompensohen orët e humbura derisa mësimdhënësit nuk i kanë marrë pagat e muajit shtator

Këshilli i Prindërve të Kosovës përmes një deklarate publike të enjten, ka thënë se nuk ka kuptim të kompensohen orët e humbura nga greva në arsim, derisa mësimdhënësit ende nuk i kanë marrë pagat e muajit shtator. Sipas njoftimit, për shumicën e prindërve të Kosovës, mosdhënia e pagave nga Qeveria e Kosovës vetëm për punësuarit në sektorin e arsimit, është vendim i kontestueshëm ligjërisht, i padrejtë dhe i dëmshëm në shumë dimensione. “Për shumicën e prindërve të Kosovës, mosdhënia e pagave nga Qeveria e Kosovës vetëm mësimdhënësve grevistë (ndërsa të punësuarit grevist në sektorët e tjerë janë paguar) është vendim i kontestueshëm ligjërisht, i padrejtë dhe i dëmshëm në shumë dimensione”, thuhet në deklaratën e tyre. “As kushtëzimi apo riemërtimi i dhënies së pagës nuk është aspak më i mirë, përkundrazi… Për habinë më të madhe as punëtorët teknikë, menaxhmentet e shkollave, mësimdhënëset lehona apo mësimdhënësit që kanë mbajtur mësim nuk janë paguar. Pra një seri gabimesh, me pasoja juridike, në këtë vendim”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Simiq

Igor Simiq merret në pyetje nga Prokuroria Speciale për organizimin e barrikadave në veri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i kryesisë së Listës Serbe, Igor Simiq, ka …