KPM inkurajon të gjithë gazetarët që të kryejnë misionin e tyre

KPM inkurajon të gjithë gazetarët që të kryejnë misionin e tyre

Komisioni i Pavarur i Mediave reagon ndaj sulmit të gazetarit Visar Duriqi. Liria e shprehjes është garant për demokracinë e vendit tonë, prandaj është e papranueshme çfarë do veprimi që e pengon punën e gazetarëve dhe të mediave në përgjithësi. Ftojmë të gjitha institucionet kompetente që sa më parë të vendosin para drejtësisë autorët e këtij sulmi, duke krijuar ambient të sigurt për të ushtruar profesionin e gazetarisë. KPM inkurajon të gjithë gazetarët që të kryejnë misionin e tyre, duke qenë në shërbim të zhvillimit të demokracisë në vendin tonë, thuhet në njoftim.

 

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Më 16 shkurt, ora e parë mësimore do t’i kushtohet UÇK-së

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se më 16 shkurt, në të …