Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

KQZ: 200 ekipe mobile do të jenë në shërbim të personave me COVID-19 në ditën e zgjedhjeve 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke zhvilluar përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. 200 ekipe mobile do të jenë në shërbim të personave të infektuar me COVID-19 në mënyrë që ata të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit në 38 komuna të Kosovës. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë se janë duke vazhduar përgatitjet për realizimin e votimit për qytetarët e infektuar me COVID-19, që në ditën e zgjedhjeve nuk mund të shkojnë në vendvotim për shkak të masave kufizuese, gjegjësisht qëndrimit në karantinë. Elezi thotë se do të ndjekin praktikën e 29 nëntorit në zgjedhjet lokale të jashtëzakonshme të mbajtura në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut. Elezi bën të ditur se KQZ do të angazhojë rreth 200 ekipe mobile në mënyrë që t’ju mundësojë personave të infektuar me COVID-19 për të votuar, nëse këta të fundit shprehin gatishmëri për një gjë të tillë. Për të ardhur deri tek momenti i votimit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë listat zyrtare nga institucionet përkatëse, që merren me menaxhimin e pandemisë, në mënyrë që të kontaktojë votuesit e infektuar me COVID-19 për t’i informuar lidhur me dërgimin e ekipeve mobile. Pastaj është në vullnetin e këtyre votuesve që të pranojnë shërbimin nga ana e KQZ-së. Kjo praktikë është ndjekur edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të mbajtura në Besianë dhe në Mitrovicë të Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …