Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

KQZ gati për rezultatet përfundimtare, në pritje të vendimeve të PZAP-it

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se është i gatshëm të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, por procesi mbetet i kushtëzuar nga shqyrtimi i ankesave që aktualisht po trajtohen nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka sqaruar se institucioni pret përfundimin e shqyrtimit të ankesave që kanë të bëjnë me administrimin e numërimit në Qendrat e Numërimit të Rezultateve, si dhe plotfuqishmërinë dhe zbatimin e vendimeve që mund të dalin nga PZAP-i. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave, të plotfuqishmërisë së vendimeve dhe të zbatimit të tyre, nëse këto vendime e detyrojnë ndonjë veprim nga KQZ. Vetëm pas kësaj, KQZ do të procedojë me shpalljen e rezultatit përfundimtar”, ka deklaruar Elezi. Ai theksoi se shpallja e rezultateve përfundimtare nuk e përmbyll procesin zgjedhor, pasi ligji u garanton subjekteve politike dhe kandidatëve të drejtën e ankimit, fillimisht në PZAP dhe më pas në Gjykatën Supreme. Ndërkohë, hen në përputhje me kompetencat ligjore. Vendimet pritet të merren brenda afateve të përcaktuara me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe rregulloren përkatëse. Sipas rezultateve preliminare, fituese e zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje me 51.11 për qind të votave, që përkthehen në 57 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 20.19 për qind apo 22 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 13.23 për qind të votave, duke siguruar 15 ulëse. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 5.50 për qind të votave dhe gjashtë mandate deputetësh.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane ka mirëpritur deklaratat e ShBA-së, për rifillimin e Dialogut Strategjik me Kosovën

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane ka mirëpritur deklaratat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rifillimin …