KQZ

KQZ-ja ka certifikuar zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit. Certifikimi është bërë përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotim dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Me vendimin e KQZ-së për Certifikimin e këtyre rezultateve do të njoftohet edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Në Komunën e Drenasit, në zgjedhjet e mbajtura me 18 dhjetor, kryetar komune është zgjedhur Ramiz Lladrovci nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 14 mijë e 537 vota apo 62.55 për qind të votave.

Kontrolloni gjithashtu

Debat për 100 eurot e studentëve: opozita akuzon qeverinë për përdorim elektoral të buxhetit

Para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, qeveria në detyrë e Kosovës kishte miratuar ndarjen e …