Dega e Vetëvendosjes në Pejë: Gazmend Muhaxhiri dhe kreqeverisja e tij

Dega e Vetëvendosjes në Pejë: Gazmend Muhaxhiri dhe kreqeverisja e tij

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, punën e kryetarit Gazmend Muhaxhiri e ka cilësuar vazhdimësi të  keqqeverisjes në këtë qytet. Kjo qeverisje lokale erdhi ne pushtet me premtimin për ndryshim, por a është ky ndryshimi që qytetarët e kanë kërkuar? Qeverisja komunale në këto 3 vite ka dëshmuar që nuk i ka prioritet interesat e qytetarëve dhe mirëqenien e tyre, por përfitimet personale të zyrtarëve të saj, rehatinë e militantëve të LDK-së e PDK-së dhe shpërblimin e klaneve të afërta me ta. Qytetarëve të Pejës vazhdon t’iu rëndohet gjendja ekonomike e sociale, ndërkohë që zyrtarëve të qeverisjes lokale u rritet luksi, drekat e darkat zyrtare. Kompanitë e lidhura me pushtetin kanë vjelë buxhetin e qytetarëve pamëshirshëm përmes tenderëve të improvizuar në zyrat e prokurimit politik e aspak publik, thuhet mes tjerash në një komunikatë të Qendrës së  Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …