Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar hapjen e procesit të akreditimit për vëzhguesit që do të monitorojnë zgjedhjet parlamentare të Kosovës, të planifikuara për datën 9 shkurt 2025. Sipas postimit të KQZ-së, aplikimi për akreditim është i hapur për: Subjektet politike, Organizatat joqeveritare, qeveritare, ndërqeveritare, ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mediat vendore dhe ndërkombëtare, KQZ-ja thekson rëndësinë e këtij procesi për të siguruar transparencë dhe mbikëqyrje efektive të zgjedhjeve, duke ftuar të gjithë aktorët e interesuar të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
