Koloneli në pension i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Hyseni Geci thotë se intervenimet në Veri duhet të koordinohen me KFOR-in

Koloneli në pension i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Hyseni Gecaj, ka deklaruar se ndërhyrjet e Policisë së Kosovës në veri, siç ishte mbyllja e një institucioni paralel, janë të justifikueshme, por theksoi nevojën për koordinim me faktorin ndërkombëtar, veçanërisht me KFOR-in. Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për të shmangur pasojat e mundshme për Kosovën. Çdo intervenim që bëhet jashtë një koordinimi me KFOR-in mund të sjellë pasoja për Kosovën. Serbia është faktor destabiliteti në rajon dhe dorë e zgjatur e Rusisë. Duhet të kemi kujdes dhe koordinim të përditshëm me KFOR-in që të mos kemi lëshime, tha ai  Në lidhje me paralajmërimet e Kryeministrit Kurti për sulme të mundshme nga grupe terroriste të mbështetura nga Serbia, Hysni Gecaj kritikoi përdorimin politik të këtyre deklaratave, duke thënë se çështjet e sigurisë kombëtare nuk duhet të politizohen. Lidhur me mos-certifikimin e  Listës Serbe për zgjedhjet e ardhshme, Gecaj tha se ky akt është vonuar dhe duhet të argumentohej më mirë ligjërisht. Ai sugjeroi që Lista Serbe duhet më parë të shpallet organizatë terroriste bazuar në përfshirjen e saj të supozuar në aktivitete kriminale.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …