leoni

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ-ja ka njoftuar se gjithçka është gati për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër në veri të Kosovës

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se gjithçka është gati për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër në veri të vendit. Sipas tij, KQZ-ja i ka ndërmarrë të gjithë hapat për t’i organizuar zgjedhjet dhe se tashmë janë vendosur edhe kontejnerët në vende të caktuara për votime. Ai ka ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të dalë në zgjedhje. Andaj në emër të KQZ-së unë ftoj të gjithë qytetarët e veriut që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të dalë në zgjedhje dhe në këtë formë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre legjitim dhe të ndërtojnë institucionet demokratike”, është shprehur Radoniqi. Ai më tej tha se shpreson që i gjithë procesi të shkojë i qetë dhe i lirë. Nesër do të hapen 13 qendra votimi në katër komunat veriore. Kjo është hera e dytë që po bëhen përpjekje  të mbahen zgjedhjet në veri pas dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave gjatë vitit të kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku shpreh gatishmërinë për rikandidim në Skenderaj

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka deklaruar se është i gatshëm …