KQZ-ja përmbylli procesin e akreditimit të vëzhguesve, marrin pjesë 29 mijë e 264

KQZ-ja publikoi orarin e konferencave për medie gjatë ditës së zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi orarin e konferencave për medie gjatë ditës së zgjedhjeve. Konferenca e parë për medie do të mbahet në ora 8.00, një orë pas hapjes së qendrave të votimit. Konferenca e dytë do të mbahet në orën 11.00 gjatë të cilës do të njoftohet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor deri në atë kohë. Konferenca e tretë do të mbahet në ora 15.30 ndërsa konferenca e fundit do të mbahet 30 minuta pas mbylljes së vendvotimeve, pra në ora 19.30. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 26 subjekte politike për pjesëmarrje për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 nisma qytetare. Numri i votuesve është 1 milion e 872 mijë e 941 votues.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …