Valmir Elezi

KQZ-ja u bëri të ditur serbëve që kërkesa e tyre të adresohet te kryesuesi i Kuvendit Komunal për 4 komunat e veriut të Kosovës

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka folur  lidhur me kërkesën e serbëve të Kosovës për shkarkimin e kryetarëve të veriut, e cila është dorëzuar të martën në KQZ. Ai ka bërë me dije  se janë dhënë  udhëzime  që kërkesa e serbëve të adresohet tek kryesuesi i Kuvendit Komunal në komunat: Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Konfirmoj se shkresat të cilat i kemi pranuar më 5 dhjetor përmes e-mailit, janë shqyrtuar dhe u kemi kthyer përgjigje, me anë të të cilave i kemi njoftuar se sipas akteve nënligjore të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, kjo çështje duhet të adresohet tek kryesuesi i Kuvendit Komunal në komunat përkatëse, andaj i kemi udhëzuar që kërkesat e dorëzuara në KQZ t’i adresojnë tek autoriteti kompetent.”, ka thënë Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …