Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

KQZ ju ka dhënë një javë afat partive politike për të formuar koalicione

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju ka dhënë një javë afat partive politike për të formuar koalicione. Zëdhënësi i këtij komisoni, Valmir Elezi ka thënë se sipas ligjit, çdo parti politike e regjistruar që synon të marrë pjesë në zgjedhje në kuadër të një koalicioni ka detyrimin ta njoftojë KQZ-në për këtë mënyrë të garimit. “Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partitë politike të cilat janë të regjistruara në KQZ dhe të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme përmes koalicionit duhet ta njoftojnë KQZ, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollim Financiar të Subjekteve Politike se duan të marrin pjesë në këto zgjedhje në këtë mënyrë. Afati i fundit për të bërë këtë njoftim është data 30 nëntor 2025” ka thënë për Ksoovapres, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ai ka shtuar më tutje se koalicioni mund të ndërtohet nga së paku dy parti politike. Partia politike nuk mund të tërhiqet nga koalicioni pasi të jetë certifikuar deri sa rezultati i zgjedhjeve të certifikohet nga ana e KQZ.

Kontrolloni gjithashtu

Izmi Zeka: Njeriu i UDB-së serbe në Gjilan, Sinan Rexhepi i njohur si Sinan Zhegra, veteran i UÇK-së (!)

Izmi Zeka: PDK-ja të propozojë kandidat mbi interesat partiake

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka reaguar lidhur me zgjedhjen e presidentit të …