Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vështirësi të shumta në Shqipëri

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vështirësi të shumta në Shqipëri. Janë shumta zonat e përmbytura nga uji. Ka shqetësime se gjendja mund të përkeqësohet edhe më shumë për shkak që disa hidrocentrale do të jenë të detyruara t’i hapin portat e shkarkimit të ujit për shkak se ato tani janë të mbushura. Situata më e rëndë raportohet të jetë zona e Maliqit e cila thuaja është përmbytur tërësisht. Mediet në Shqipëri njoftojnë edhe për dëmtim të disa urave dhe daljes së lumenjëe nga shtrati. Gjendje rëndë është edhe në zonën e Fierit dhe Lushnjës ku shumë sipërfaqe janë përmbytur nga ujërat të cilat po ja shkaktojnë vështirësi vendbanimeve të shtrira nëpër ultësira.

Kontrolloni gjithashtu

Niko Peleshi: Vendimi i Hagës i dhimbshëm për Kosovën dhe kujtesën kombëtare shqiptare

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, e ka cilësuar si të dhimbshëm vendimin e …