Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përfunduar numërimin e rreth 90 për qind të votave për kandidatët për deputetë. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara deri më tani, renditja e pesë kandidatëve më të votuar në secilin subjekt politik mbetet e pandryshuar. Në Lëvizjen Vetëvendosje, prin Albin Kurti me 312,308 vota, i pasuar nga Glauk Konjufca me 242,134 vota, Albulena Haxhiu me 127,436 vota, Hekuran Murati me 126,176 vota dhe Donika Gërvalla me 113,853 vota. Në Partinë Demokratike të Kosovës, kandidati më i votuar është Bedri Hamza me 140,643 vota, ndërsa pasojnë Arian Tahiri me 62,775 vota, Përparim Gruda me 57,656 vota, Uran Ismaili me 46,798 vota dhe Sala Jashari me 42,362 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës, kryesohet nga Lumir Abdixhiku me 70,747 vota, i ndjekur nga Hykmete Bajrami me 44,202 vota, Ukë Rugova me 38,925 vota, Avdullah Hoti me 35,166 vota dhe Doarsa Kica Xhelili me 34,271 vota. Ndërkohë, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, më i votuari është Ramush Haradinaj me 37,146 vota, pasuar nga Daut Haradinaj me 22,055 vota, Besnik Tahiri me 21,968 vota, Bekë Berisha me 16,104 vota dhe Agim Çeku me 14,883 vota. KQZ ka njoftuar se procesi i numërimit po vazhdon dhe rezultatet përfundimtare do të certifikohen pas përmbylljes së të gjitha procedurave ligjore.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
