KQZ publikon rezultatet preliminare, LVV-ja del e para në zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shpallur rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, sipas të cilave Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese me 49.80 për qind të votave. Rezultatet janë publikuar pas numërimit të 96.13 për qind të votave, ndërsa kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se pjesa e mbetur e votave do të procedohet dhe publikohet në platformën online të KQZ-së. Sipas të dhënave preliminare, Partia Demokratike e Kosovës është renditur e dyta me 21.18 për qind të votave, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.77 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.74 për qind, ndërsa Lista Serbe 3.86 për qind të votave. KQZ ka njoftuar se shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet pas përfundimit të numërimit të votave nga diaspora, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave me kusht. Ndërkohë, Radoniqi ka sqaruar se numërimi i votave për kandidatët për deputetë dhe konfirmimi i votave për subjektet politike do të nisë të nesërmen nga ora 12:00, pasi materiali zgjedhor gjatë natës do të shpërndahet në qendrat komunale të numërimit. Procesi i numërimit pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

PDK kërkon votimin e një rezolute për krerët e UÇK-së në seancën e parë të legjislaturës së re

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se në seancën e parë të punës të legjislaturës …