Krasniqi dhe Morina inspektojnë rrugën ” Skënderbeu ”

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina me zyrtarët e urbanizimit, inspektuan nga afër punimet e kryera deri më tani, të cilat punime janë ndërprerë përshkak të kualitetit jo të mirë të kryerjes së punimeve nga ana e operatorit ekonomik. Sot, ju bë e qartë operatorit ekonomik, që menjëherë të fillojnë riparimet në aksin rrugor, Malishevë- Banjë dhe në një periudhë të shkurtër të përfundoj projekti i asfaltimit të këtij segmenti në bazë të obligimeve kontraktuale, njëkohësisht duhet të bëhet edhe rirregullimi i trotuareve. Edhe njëherë kërkojmë nga ky operator dhe të gjithë operatorët tjerë ekonomik, që do të ketë zero tolerancë, ku secili operator ekonomik duhet t’i përmbahet në përpikëri obligimeve të dala nga punët e kontraktuara me Komunën e Malishevës, ka thënë nënkryetari Krasniqi.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe rrugë

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …