Krasniqi i LDK-së: Janë mbledhur mbi 160 nënshkrime për Kuvend të jashtëzakonshëm, mund të dorëzohen sot

Kryetari i Degës së LDK-së në Rahovec, Burim Krasniqi, në një intervistë për Kosova Live ka thënë se sot mund të dorëzohen në parti nënshkrimet e mbledhura për të thirrur Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së, shkruan Express. Kransiqi ka thënë se nga informatat që ka nga grupi iniciues janë mbledhur mbi 160 nënshkrime.

“Sipas informatave që i kam, grupi iniciues, është e mundur që nënshkrimet të dorëzohen sot. Janë mbledhur mbi 160 nënshkrime nga informatat që i kemi prej grupit iniciues”, ka thënë ai. “Brenda 60 ditëve duhet të thirret kuvendi i jashtëzakonshëm. Atëherë shihet rezultati” , ka shtuar Krasniqi. Kuvendi i LDK-së numëron gjithsejtë 355 delegat, ndërsa për shkarkimin e Kryetarit nevojiten 178 vota.

 

Kontrolloni gjithashtu

KOMF: Mbahet punëtoria mbi raportimin e mediave për fëmijët

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve ka ngritur shqetësime për sfidat me të cilat përballen fëmijët

Pas rastit në Klinikën e Pediatrisë, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve ka ngritur …