leoni

Krasniqi: Taksa e vendosur nga Kosova për mallrat serbe nuk është problemi kryesor për mos vazhdimin e dialogu

Jakup Krasniqi: Në Kosovë kishte vetëm një UÇK, sa për FAR-kistët, lufta nuk do të ndodhte kurrë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi ka reaguar lidhur me disa përplasje në mes të UÇK-së dhe të ashtuquajturit, FARK. Lidhur me këtë ish zëdhënësi i SHP të UÇK-së, Jakup Krasniqi ka shkruar se  nga Konferenca Ndërkombëtare e Rambujesë, pas pjesës se dytë të mbajtur në Paris, me FARK-istët që mrizonin në Shqipëri kam pasur disa takime, në Laprakë të Tiranës dhe ju pata bërë ftesë për të hyrë në Kosovë, ku edhe zhvillohej lufta. Në ketë kohë është përgatitur edhe Plani për Operacionin Shigjeta të cilin e pat udhëhequr zëvendës-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Limaj. Sa për Farkistet lufta në Kosovë kurrë nuk do të ndodhte, ata veç emrit nuk kishin asnjë aktivitet tjetër. Dhe thirrja sot pas 19 viteve në farkizëm nuk i nderon as të rënët e as të gjallët e mbetur ka shkruar mes tjerash Jakup Krasniqi në një prosim të tij.

 

 

“NË LUFTËN E KOSOVËS KISHTE VETËM NJË UÇK

 

Nga Konferenca Ndërkombëtare e Rambujesë, pas pjesës se dytë të mbajtur në Paris, me FARK-istët që mrizonin në Shqipëri kam pasur disa takimi në Laprakë të Tiranës dhe ju pata bërë ftesën për të hyrë në Kosovë ku edhe zhvillohej lufta. Në ketë kohë është përgatitur edhe Plani për Operacionin Shigjeta të cilin e pat udhëhequr z.Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Limaj. Pra se të hartohej Operacioni Shigjeta, unë asokohe si zëdhënës i UÇK-së dhe Zëvendëskomandant i saj isha në Tropojë ku ekzistonte një formacion i armatosur që pretendonte të hynte në Kosovë. Në atë kohë veç kishin filluar bombardimet e NATO-së dhe udhëheqësit e ati formacioni ushtarak që më vonë u shndërrua në Brigadë pas vrasjes se dëshmorit Agim Ramadanit dhe u pagëzua me emrin e tij, pra Brigada Agim Ramadani. Në ketë formacion edhe kishte pjesëtarë të Farkut të Laprkës, por simbolet e tyre ishin të UÇK-së. Aty kishte edhe shumë pjesëtarë që e kishin themeluar UÇK-në, siç ishte edhe dëshmori Xhemajl Fetahu, Nasim Haradinaj e shumë të tjerë. E dija historinë e disave, por kur unë isha atje e formova bindjen se ishin shkëputur nga ajo që po e thonë sot. Ndoshta prezenca ime i kishte bërë atëherë që të heshtin. Ky formacion ishte i UÇK-së, individualisht kush si e ka quajtur veten e tij, nuk dua të merrem, se kjo çështje as atëherë e as sot nuk ka ndonjë rëndësi. E rëndësishme është se ishte momenti i fundit që ai formacion t’i arsyetonte shpenzimet financiare që i bënte. Këtij formacioni i është dhënë ndihma e nevojshme dhe e kërkuar nga SHP i UÇK-së. Ketë (ndihmën) mund ta konfirmoj edhe Gjenerali (Komandanti ) i nderuar i Shqipërisë – Kudusi Lame, i cili edhe ka shkruar për ketë çështje. Veç edhe një gjë dua të them. Sa për Farkistet lufta në Kosovë kurrë nuk do të ndodhte, ata veç emrit nuk kishin asnjë aktivitet tjetër. Dhe thirrja sot pas 19 viteve në farkizëm nuk i nderon as të rënit e as të gjallët e mbetur. Të gjitha aktivitetet politike, brenda e jashtë atdheut i kanë bërë drejtuesit e SHP të UÇK-së. Diçka nga këto i kam sqaruar mirë edhe më gjerësisht në librin tim: Kthesa e Madhe – Ushtria Çlirimtare e Kosovës, botim i Buzukut, Prishtinë 2006 dhe 2007.” ka shkruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …