Krasniqi për Lladrovcin: Nuk kam hatër mbetje me askënd, PDK është më e madhe se secili individ

Kryetari i dorëhequr i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Drenas dhe raportet brenda partisë pas zgjedhjeve lokale. Krasniqi theksoi se për PDK-në Drenasi mbetet një komunë me rëndësi të veçantë, duke vlerësuar besimin e vazhdueshëm që qytetarët e kësaj komune kanë treguar ndaj partisë. Ai sqaroi se në garën e brendshme të PDK-së, kishte fituar z. Hajdari, por se në zgjedhjet para qytetarëve, rezultati përfundimtar i dha fitoren Ramiz Lladrovcit. “Është përmbyllur kapitulli i Drenasit. Drenasi është komunë e rëndësishme për PDK-në, sepse njerëzit e mirë të asaj komune na kanë besuar dhe mbështetur gjithmonë pa hile,” tha ai. Krasniqi shtoi se i ka uruar fitoren Lladrovcit dhe se për të çështja është e mbyllur. “Unë ia kam uruar fitoren dhe me kaq përfundon. PDK është më e madhe se secili individ, degë apo komunë ndaras. Nuk kam hatër mbetje me askënd në politikë e le të kem hatër mbetje me dikë brenda,” deklaroi ai. Ai theksoi se prioritet i tij ka qenë gjithmonë uniteti brenda partisë dhe se dorëheqja e tij nuk lidhet me asnjë përplasje të brendshme, por me bindjen për nevojën e një momenti të ri për PDK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …