Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka uruar Ditën e Presidentit, ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili ndodhet në Hagë.
“Urime Dita e Presidentit, çlirimtar!. Kosova është dhe do të mbetet gjithmonë krenare me ty, Hashim Thaçi. Të presim së shpejti në liri!”, ka shkruar ai.
Hashim Thaçi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të shtetit më 5 nëntor të vitit 2020, pasi i ishte konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.
Thaqi ishte zgjedhur president i Kosovës më 26 shkurt të vitit 2016.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
