Duke komentuar njoftimet për praninë e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka thënë se Policia po i kryen detyrat ligjore e kushtetuese në gjithë Kosovën. E theksoj se Policia është duke kryer detyrat e veta me Kushtetutë. Ai nuk ka bërë asnjë koment se a ka të bëjë kjo prani e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës për ta siguruar praninë e kryetarit, Hashim Thaçi për të cilin thuhet se ka vizituar Liqenin e Ujmanit me bashkëpunëtor.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
